Në mesin e të arrestuarave sot edhe një ish-gazetare

E publikuar: 24/02/2021 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

12 persona janë arrestuar nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë dhe disa lokacione tjera.  Personat e arrestuar dyshohen për manipulime të dokumentacionit kadastral që lidhen me veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe falsifikim i dokumenteve.

Në mesin e të arrestuarave është edhe një ish-gazetare, tani zyrtare e Ministrisë së Bujqësisë.Bëhet fjalë për Kastriote Bajrami-Sejdiu, e cila qe një kohë është pjesë e dikasteret të Bujqësisë.