Një 78 vjeçar është gjetur pa shenja jete sot në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 07:30, në rrugën “Ilir Konushefci” dhe një pjesë e rrugës “Agim Ramadani”, që qëndruan disa orë të bllokuara, transmeton Insajderi.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, rreth 78 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.