Në Maqedoninë e Veriut 8 të vdekur dhe 196 persona të infektuar me COVID-19

E publikuar: 13/06/2020 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

MSH-ja njoftoi se kanë ndërruar jetë 8 pacientë të infektuar me virusin korona.

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196-të raste të reja me virusin korona nga 1,213 testime sa janë realizuar, transmeton Portalb.mk.

Katër pacientë që ndërruan jetën janë nga Shkupi, një nga Struga, një nga Ohri, një nga Gostivari dhe një nga Reseni.

MSH-ja regjistroi edhe 11 pacientë të shëruar.