I ftuem në Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ishte Kushtrim Kadriu nga shoqata Vatra, organizatë për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Presheves.
Kushtrim Kadriu vleresoi se zgjedhjet ne Medvegje jane të manipulueme, sepse “kane prite nga 7-8 orë për me votue”.
“Këto janë zgjedhje të manipulueme, sepse qytetaret kane votue nën presionin e ushtarëve”, tha Kadriu.
Ka shumë parti në Medvegjë, vazhdoi Kadriu, “ne i kemi ftue me nji iniciative nga Vatra, për me formue nji parti të përbashkët, po s’kemi arrite as me nji tavolinë me i ulë”.
Lidhun me asociacionin e formuem, Kadriu tha se asht nji vendim i ngutshëm po i mirë. “Po frigohemi se ky asociacion ka me qene nji dokument i mirë në letër, po asgja tjetër:, tha Kushtrim Kadriu nga shoqata Vatra e Medvegjes ne Rrokum Roll./infosot/