Një aksident komunikacioni ka ndodhur në orët e vona në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, me ç’rast një këmbësor në moshë rreth 70-vjeçare ka marrë lëndime nga një veturë që e ka goditur atë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për KosovaPress tha se i dyshuari dhe automjeti i tij për momentin mbeten të panjohur për Policinë.
Zahiti konfirmoi se viktima aktualisht është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në spitalin e Vushtrrisë.
Ai tha se ngjarja klasifikohet si aksident me lëndime trupore dhe se Policia do të vazhdojë hetimet për zbulimin e shkaktarit të aksidentit.