Në Leposaviq e “shfrytëzoi” mikrofonin, Kurti hesht para gazetarëve te Kuvendi

E publikuar: 29/04/2025 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sërish s’është deklaruar për gazetarët pak para nisjes së seancës ku do të bëhet përpjekja e tetë për të konstituuar Kuvendin.

Kurti s’u deklarua për gazetarët asnjëherë që kur ka nisur seanca konstituive e Kuvendit, duke mos u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve se si do të dilet nga ngërçi.

Megjithatë, dje në në Leposaviq ku shkoi për hapjen e një zyre të Postës së Kosovës, Kurti kishte “shfrytëzuar” mikrofonat e gazetarëve për të folur për këtë ngjarje.

Më herët, gazetarët në shenjë proteste kanë lëshuar mikrofonat në tokë kur Kurti kishte dalë nga Kuvendi.