Në vendvotimin në objektin e Komunës në Lagjen e Boshnajkve në Mitrovicën e veriut, deri në ora 15:00 kanë votuar 270 votues.
Këtë e ka bërë të ditur për EO kryesuesi i kësaj qendre, Kelmend Kelemndi, i cili tha se në këtë qendër të drejt vote kanë 1 372.Ai tha se deri më tani procesi ka shkuar në rregull dhe nuk është shënuar asnjë incident.
Rreth 360 është numri i vëzhguesve të akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për të vëzhguar zgjedhjet e së dielës.
Nga 44 sa kanë qenë në të kaluarën, kësaj radhe do të jenë 19 qendra votimi, e shumica prej tyre do të improvizohen në kontejnerë.
Numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19, me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta, me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative, me gjithsej 28 vendvotime.