Në postim thuhet se rrallë në Kosovë realizohet lindja “natyrale” cezariane, e cila në këtë klinikë është kryer nga Gjinekolog – Obsteter Dr. Armend Sadiku dhe Dr. Drita Kabashi në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari”, në të cilën pacientja shikon procesin e zhvillimit të femiut dhe babai e pren kordonin umbilikal.
Sipas studimeve ky lloj i lindjes është një benefit për nënën në aspektin emocional, të gjidhënjes, si dhe në shërimin e plagës si dhe në mobilizimin sa më të shpejtë të pacientes.
Kujtojmë që në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” janë të angazhuar disa nga mjekët e specializuar dhe subspecializuar në vendet e Evropes, kurse reparti i Gjinekologjisë – Obstetrikës udhëhiqet nga Prof. Dr. Sejdullah Hoxha dhe Dr. Edibe Hoda – Borovci.