Vala e emigrimit që ishte në fundvitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, nuk i ka ndalur shtetet evropiane që ta bëjnë rikthimin në Kosovë.
Sipas statistikave, rezulton që në Kosovë janë kthyer 7.554 emigrantë. Vetëm 13 janë kthyer nëpërmjet pikave kufitare tokësore, ndërsa më shumë se 7 mijë në pikat kufitare ajrore.
Në këto shifra hyjnë edhe 4 mijë qytetarë që janë kthyer vullnetarisht apo 57 për qind emigrantë kosovarë, ndërsa pjesa tjetër janë kthyer me forcë.
Statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tregojnë se moshat që kërkuan azil sillen nga 18 deri në 34 vjeç, raporton KTV.
Edhe statistikat e Eurostat-it tregojnë që vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, numri i kosovarëve që në mënyrë ilegale kanë shkuar në vendet e BE-së, është rritur në mënyrë të konsiderueshme, duke e arritur shifrën prej rreth 50 mijë emigrantëve.