Në kërkim nga policia, Jankulovska arratiset në Bullgari

E publikuar: 22/02/2016 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulovska, është arratisur në Bullgari, pasi Prokuroria Speciale e Maqedonisë nisi hetimet për parregullsi në zgjedhjet e 2012-s. Edhe ish-ministri i Transportit, Mile Janakievski, dyshohet për kryerjen e kësaj vepre penale dhe flitet se ai ka shkuar në Greqi.

Prokuroria Speciale ka nisur hetimet në çështjen “Titaniku”, ku dyshohet se zyrtarë të lartë dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Nikola Gruevski janë të përfshirë në kryerjen e veprave të ndryshme penale. Mediat vendase shkruajnë se pritet që të ketë arrestime edhe të figurave të rëndësishme të partive politike të BDI-së dhe VMRO-së.