Edhe në Kaçanik sot gjatë gjithë ditës pati reshje të vazhdueshme të shiut, që po vazhdon edhe në këto momente përderisa ne po shkruajmë këtë lajm. Fatmirësisht këto reshje nuk është se kanë vështirësuar rrugët e qytetit dhe nuk është raportuar për përmbytje.
Vështirësi kalimi ka më shumë në një pjesë të bulevardit “Ismail Raka” afër siç njihet, Banesës së Madhe, siç shihet edhe në foto.
Shkëlqim Ajdini