Se Japonia llogaritet një nga vendet ku rregullat respektohen në mënyrë strikte, kjo nuk është tashmë e ditur. Por që gjërat të shkojnë aq larg, kjo është gati për tu befasuar.
Dhe këtë e dëshmon një letër-fotografi e cila po qarkullon në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi, e cila thuhet se është shkruar nga një hotel në Tokyo të Japonisë.
Siç edhe mund të shihet, aty, përgjegjësit e hotelit ua kanë shkruar një letër klientëve, duke u kërkuar falje paraprakisht për ndërprerje të internetit.
Por çfarë bën përshtypje është fakti se kjo kërkim falje dhe kërkim mirëkuptimi nuk vjen për ndonjë ndërprerje të gjatë – përkundrazi për vetëm 1 minutë.
“Për shkak të intervenimeve tek pajisjet e energjisë elektrike, ne do të kemi një ndërprerje të qasjes në internet për rreth 1 minutë,…”.
“Ne kërkojmë falje për këtë shqetësim, dhe e vlerësojmë lartë mirëkuptimin tuaj”, shkruan ndër tjerash në letër. /Telegrafi/