Policia në lindje të Indisë është vënë në kërkim të gjashtë personave, të cilët kanë përdhurnuar në grup një murgeshë të moshuar në Bengalin Perëndimor.
Burrat kanë bastistur manastirin mëngjesin e sotëm.
Murgesha 74 vjeçe është duke u shëruar në spital.
Grupet e krishtera kanë protestuar së fundi në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, duke thënë se sulmohen shpesh dhe duke kërkuar mbrojtje më të mirë.