Një plaçkitje e papritur ka ndodhur sonte në fshatin Shillovë të Gjilanit.
Korrespondenti i Kohës Ditore nga Gjilani raporton se dy të dyshuar me armë automatike kanë plaqkitur pompën e benzinës Puls Oil e cila është pronë e drejtorit TV-Puls, Nenad Milenkoviqit. Ai ka thënë se njëri prej grabitësve ka folur në gjuhën serbe.
“Dy persona të maskuar dhe me arme automatike dhe kane plaçkitur pompën e benzinës, kanë hyrë në zyre dhe i kanë plaçkitur 23 mijë euro. Njëri nga plaçkitësit ka folur serbisht”, ka thënë Milenkoviq.
Rastin e plaçkitjes e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë së Kosovës Ismet Hashani i cili ka thënë se ka ndodhur një grabitje në Shillovë, në pompën e Puls Oil, e pronarit të RTV Puls, por ai nuk ka dhënë informata të tjera.