Presidenti nga Gambia, Yahya Jammeh, ka treguar se vendi i tij menjëherë do e ndalojë gjymtimin gjenital të grave.
Gjymtimi gjenital tek gratë përfshinë heqjen e klitorit zakonisht tek vajzat e reja, transmeton Klan Kosova.
Kjo procedurë zakonisht shkakton gjakderdhje, infeksione dhe dhimbje vaginale por shumë gra kanë pasur edhe shumë komplikacione të tjera shëndetësore, a madje shumë prej tyre edhe kanë vdekur.
Më shumë se 130 milionë gra – më së shumti në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme – janë bërë “synet”, kurse vetëm në Gambia rreth 76 përqind e grave e kanë kryer gjymtimin gjenital.
Presidenti Zambian është shprehur se kjo praktikë do të ndërprehet menjëherë megjithëse nuk e bëri të qartë se kur qeveria do e bëjë draft ligjin për ta ndaluar këtë procedurë.
“Jam shumë e lumtur që presidenti e ka bërë këtë”.
“Nuk e kam pritur këtë as për miliona vjet”.
“Jam shumë shumë krenare dhe e lumtur për vendin tim”, është shprehur një aktiviste për të drejtat e gruas.
Sipas UNICEF prej vitit 2004 deri në 2013, 76 përqind e vajzave në mes të moshës 15 dhe 49 e kanë kryer këtë procedurë të gjymtimit gjenital.
Edhe pse kjo procedurë do të jetë e ndaluar me ligj në Gambia, shumë persona argumetojnë se kjo është e lejuar në fenë islame.