Punëtorëve të sektorit publik pritet t’u dal në xhirollogaritë bankare paga e 13-të në fund të muajit mars.
Kështu ka paralajmëruar deputeti i Vetëvendosjes, Fatos Geci, raporton KosovaPress.
Sot, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2026 që parashihet të jetë edhe paga e 13-të për punonjësit e këtij sektori. Vlera e Projektligjit të Buxhetit për vitin 2026 është rreth 4 miliardë euro.
“Sot votuam buxhetin për vitin 2026. Buxheti i shtetit në vitin 2020 ishte 2.3 miliardë, ndërsa sot është 4 miliardë. Rroga e 13-të pritet të shpërndahet në fund të marsit. Vazhdojmë me punë të mira për vendin tone”, shkruan Geci.
Albin Kurti në një mbledhje qeveritare në tetor të vitit 2025 ishte zotuar se punëtorët e sektorit publik do ta gëzojnë pagën e 13-të me Ligjin për buxhetin e vitit 2026.


















