Në këtë video të AP-së, shihen tri ngjarje që në qershorin e vitit 1999 ndodhnin njëkohësisht.
Këtu shihet se si disa pjesëtarë të UÇK-së japin KFOR-it gjithë armatimin që kishin aty. Shihet edhe kthimi i refugjatëve shqiptarë, që për së paku 78 ditë bombardime të Aleancës Veriatlatnike të NATO-s mbi caqet serbe po qëndronin jashtë shtëpive të tyre.
Në këtë video shihet edhe largimi i forcave ushtarake serbe nga qyteti i Ferizajt.