Në Ferizaj janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit në disa lokacione të ndryshme kanë vënë në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara prej 50 euro, njofton Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit te njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 21 x 50 kartëmonedha që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.