Nga Adem Breznica
Kombet janë ngritur mbi mite, ndërkaq miti më i madh ndër ne është BESA.
Dhe a e dini përse?
Sepse jemi shumë të pabesë!
Duke mos i besuar shoqi-shoit, na është imponuar me lypë besë, e qe ‘besa’ shpesh herë këtë e kemi bërë edhe tek të huajt si ndërmjetës e arbitër mes nesh.
Kjo për faktin se:
Ne jemi shumë mosbesues;
Ne jemi shumë xhaurra;
Ne jemi shumë pisa;
Ne kurrë nuk mundëm t’i zëmë besë njëri-tjetrit;
Ne jemi besëprerë more;
Ne nuk ja dimë as për fjalën e as për besën e dhënë;
Si u bënë gjithë këto ngatërresa, gjithë ato vrasje, gjithë ato gjaqe ndër ne!?!
Jo ndryshe, përveç duke tradhtuar, duke inskenuar, duke mashtruar, duke bërë be e rrëfe rrejshëm, duke grabitur, duke spiunuar, duke ngrënë fjalën e dhënë, duke shkelë besën e shenjt, duke therrë pas shpine, duke vra me pagesë, duke zënë pritë në kohë bese…
E si mund të bëjmë shtet kur s’kemi besim të ndërsjellë shoqëror, kur s’kemi mirëbesim ndër-regjional, dhe as që kemi vetëbesim lokal e individual!
Ne s’kemi as besë, as punë, as fjalë për faktin se:
Ne e vjedhim xhaminë, kishën, shkollën, spitalin, policinë, ushtrinë…, gjithçka është pronë publike dhe shtetërore ne tentojmë ta bëjmë rraqe në bodrum e në tavan të shtëpisë…, “S’o gajle, e shtetit osht, le t’qillon qaty”…, ne e grabisim edhe fukaranë…, ne e vjedhin edhe vendin e punës more, prej nga fitojmë kafshatën e gojës – e ku na ndinë neve për Zot!
Ne shkojmë në punë për me ndejtë, me lujtë, me humb kohë, edhe atë punë që e bëjmë ose e bëjmë keq, ose e lëmë në gjysmë, ose e maskojmë – e ku ja dimë neve për shtet!
Ne e flasim atë që nuk e dojmë, atë që nuk e mendojmë, atë që nuk e punojmë, atë që nuk e synojmë; Gjithçka që e flasim është gënjeshtër, gjithçka që i themi dikujt ndërsy është mashtrim, gjithçka që e flasim për tjetrin është shpifje ose urrejtje – e ku na ndinë neve për besë e moral!
Ku në botë ndodh me pasë hoxhën e priftin dilenxhi e t’pabesë, që tallen me Zot (që i thonë bir, evlad, babë njëri-tjetri, e që shahen mes veti si me kanë grupe hordesh); pastaj ku ndodhë me pasë mësuesin më t’paditur se nxënësin, mjekun më të sëmur se cilindo pacient, policin më hajdut se vjedhësin, prokurorin hulumtues që fshehë e fshinë prova, e gjykatësin më kriminel se vrasësin!? – ku tjetër, përveçse tek ne?!?
Qysh bëhet more hoxha (mbas të cilit shkon një katund) me thanë “çfarë k*r selami”, “zoti i ka fajet”, “çka i kena bo Zotit qe na ka marrë inati”…;
Qysh bëhet me qitë në pazar fjalën e Allahut (Jehovah – tek të krishterët), me u tallë në xhami (kishë – tek të krishterët) si me kanë në paradën e laperëve, e plot e përplot marrina tjera që s’i shënon dot lapsi! – Qysh hajt?!?
Qysh bëhet mësuesi me detyrën e shenjt (që vet ka probleme halldupe), që për teket e tija miskine, me nëpërkëmbë, me nënçmu, e me i shkelë nxënësit syhapur e me i privilegju halldupët si vetja e tij! – Qysh?!?
Qysh bëhet mjeku që i vjen era krimb, e nuk e din çka është fjala diagnozë, me ju shërby pacientëve të tjerë e me ju caktu terapi për të cilën fillimisht ka nevojë vet! – Qysh hajt?!?
Qysh bëhet hajnat me të hy në oborr e shtëpi, ndërkaq e gjithë aksioni me qenë nën vëzhgimin dhe mbështetjen e policisë
Qysh bëhet shqiptari, me emër kristian, me bo hajgare me Krishtin, të cilin e madhërojnë dy miliardë të krishterë, ndërkaq e nderojnë dhe e respektojnë dy miliardë myslimanë?!?
Qysh bëhet shqiptari, me emër mysliman, me u tall me Muhamedin, të cilin e nderojnë dhe e respektojnë dy miliardë myslimanë, ndërkaq shumica tjetër nuk ja mohojnë kontributet e jashtëzakonshme të tij?!?
Qysh bëhet more ky popull, pas 2000 vjetësh krishterim, hala Zotin me e quajt me emrin e perandorit pagan (Perëndi, nga “Perandor” – “Imperator”)?!
Qysh bëhet more qe ky popull, pas 500 vjetësh islamim, hala me thanë për tjetrin: “po mendon qe e kapi zotin per bishti”, “mendoi qe e kapi zotin per k*qe”, “ja q*ft* zoti nanen”, “budalla i zotit”, e 100 marrëzira të tjera?!
Qysh bëhet more qe pas 2000 vjetësh krishterim, e mbas 500 vjetësh islamim, Zotit kurrë s’ia ‘dhamë hakun’ qe e meriton dhe çdo herë e ‘lamë’ në fund fare?!
A ka popull në botë që e quan Krijuesin e vet me një emër i cili simbolikisht shënon fundin e alfabetit (Zeus – Zot), përveç ne pellazgo-iliro-dardano-arbëroro-shqiptarëve!?!
Po a pat kund në botë shtet që i shpalli luftë Zotit, duke u shpallë zyrtarisht ateist, përveç atdheut tonë amë Shqipërisë!?!
Dhe rezultatet i dimë!
Prandaj, meqë jemi kaq t’pabesë, e kemi vendin e merituar në fund të kazanit; si individë, si shoqëri, si popull, si komb (nëse veç jemi bërë të tillë)./Adem Breznica, gazetar i pavarur/