Në Drenas organizohet dasmë dhe gjuajnë me armë

E publikuar: 26/06/2020 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megjithëse tubimet duke përfshirë dasmat ende nuk janë lejuar në nivel vendi, në Drenas një kolonë veturash është nisur për të marrë nuse.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë  përgjatë kolonës sl dasmës,  pasi pronari i së njëjtës  ishte duke shkrepur me armë zjarri.

Pas kontrolliimit të veturës, pistoleta ishte konfiskuar ndërsa i dyshuari ishte shoqëruar për në Polici.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit, është liruar në procedurë  të rregullt./kallxo/