Në Ditën e Veteranëve u bë inaugurimi i shkronjave të UÇK-së dhe i pllakave përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit

E publikuar: 30/12/2025 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Skifteraj (Gjylekar) të Vitisë, në shenjë nderimi për Ditën e Veteranëve të UÇK-së, u inauguruan shkronjat masive të UÇK-së. Në Kodrën e Goleshit, tani e njohur si Kodra e UÇK-së, u zbuluan pllakat përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit: Hoxhë Jonuz Zejnullahu, Bafti Haxhiu, Kenan Halimi, Shabi Kajolli, Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli.

Ahmet Isufi dhe Këshilli Organizativ i fshatit falënderuan mërgimtarët dhe komunitetin për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të lirisë.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit! Respekt Veteranëve të Lirisë!