Në ditën e parë u regjistruan 46 deputetë të Kuvendit

E publikuar: 26/07/2017 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka filluar sot regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VI.

Në ditën e parë, sipas të dhënave nga Kuvendi i Kosovës, janë regjistruar gjithsej 46 deputetë të subjekteve të ndryshme parlamentare.

Regjistrimi vazhdon nesër dhe pasnesër, nga ora 10:00 – 15:00.