Në disa nyje mbi situatën aktuale politike

E publikuar: 11/03/2016 03:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Buzëqeshja
Madje edhe buzëqeshja të cilën na e refuzonte estetikisht Aristoteli është politik.

Arbër A. Rexhaj
Në kohërat e sotme ajo është kthyer ne refuzimin strukturor, jo si Aristoteli, por disi më e moderuar, por para se gjithash është kthyer në politikë, jo politikë vetëm ditore, por politikë esenciale. Sjellja jonë sociale, në përditshmëri ka afruar sentencën e mirësjelljes së tepruar, kur më qeshim duke aluduar në lënien e mirësjelljes dhe kapjen e tjetrit përmes buzëqeshjes.
Kush e di ndoshta Aristoteli këtë e ka ditur por nuk e ka thënë. Ai ka thënë të kundërtën. Për të qeshja nuk ka qenë asgjë tjetër vese një gjë tejet e shëmtuar. E cila me gjasë deformon fytyrën tonë, na nxjerr dhëmbët jashtë, sytë na mbyllën, ose nëjri na mbetet hapur, ndërsa spontanisht tjetri mundet të mbetet mbyllur.

Deti dhe kaltërsitë e detit

Imagjinoni në diskursin poetik një njeri i cili vendoset para detit dhe shikon përtej horizontit. Vetë. Pa asnjë njeri përreth tij. Nuk e kam fjalën për një ditë të rëndomtë kur para tij sillen përplot fëmijë, zhurmë gjithandej nga pushuesit, nga ata që lahen në det, nga çiftet e lumtura të cilat puthen dhe fërkojnë trupat e tyre. Jo!
Një njeri i cili qëndron vetëm krejtësisht në horizontin e kaltërsisë. Ku përtej vetvetes nuk e ka askënd. Dhe natën nuk sheh asgjë tjetër pos detit dhe hënës. Sa poetike do të dukej. Sa e bukur.
Madhështia e detit sigurisht të përpinë dëshirën e madhështisë, sepse estetika të përpinë brenda tij.
Spartanët, Athinasit e përplot polise tjera kanë imagjinuar detin nën petkun e shpatave. Kanë dashur të marrin sa më shumë det dhe ujë. Por kurrë. Asnjëherë nuk ia kanë arritur t’i përpijnë detet. Deti ka qënë madhështor. Poliset janë djegur e shkatërruar. Gjeneralët dhe komandantët kanë vdekur ose kanë rënë, deti ka mbetur në përgjithësi, si arkikujtesë e estetikës së përjetshme. Gjeneralët, hipokritët, luftëtarët, krejt ata të cilët kanë shtypur popullin e tyre, janë harruar, por deti ka mbetur në përhershmëri.

Gladiatori

Madhështor. I guximshëm. Muskulor. Krejt vajzat, madje edhe gratë e martuara ndizeshin pas tyre. Gladiatorët të cilët kishin famën e një aktori të Hollivudit sot, me gjasë kanë qenë njerëz të cilët kanë pasur emra, me gjasë shumë prej tyre nuk kanë pasur, ka pasur të atillë të cilëve emrat iu janë tjetërsuar në emra të shkurtë. Sigurisht kanë pasur nofka të ndryshme.
Të etur për ballafaqim dhe gjak. Të gatshëm për të marrë jetë. Por për një arsye të vetme. Masa i donte të famshëm. Fama e tyre ishte qenësore për ta. Prandaj vrisnin për të qenë të famshëm, me do çmim, çmimi i tyre i famës ishte gjaku.

Edhe ti Brut!

Sigurisht më e rëndë dhe më e dhembshme nga krejt thikat ishte ajo e djalit të adoptuar të Cesazrit, Brutit. Jam shumë i sigurte që kur Cezari vritet, thika më e dhembshme e cila ishte ngulur në trupin e tij ishte ajo e djalit të tij të adoptuar, Cezarit. Mund të ketë ndjerë tradhëti. Nga të gjitë senatorët, Bruti ishte shenja kryesore e tradhtisë.
Tradhëtia
Ajo çka gurgullon më së shumti dhenë është tradhtia. Dhe të gjithë mbretërit e Shekspirit tradhtonin vendin e tyre, vetëm për ta mbajtur pushtetin. Mbretërit metamorfozoheshin krejtësisht kur kalonin dhjetëra vite në një karrige. Ishin të gatshëm të tradhëtonin vetëm për ta mbajtur fronin mbretëror. Lerë që vrisnin popullin, por ishin në gjendje të vrisnin edhe të bijtë e tyre. Ata tradhtonin!