Google Trends, një shërbim i Googles që mat volumin e kërkimeve, na jep disa statistika interesante për shkimin e filmave për të rritur në Kosovë.
Google trend mat volumin e kërkimeve për terma të caktuar, në lokacione të caktaura dhe pastaj jep trendet e kërkimit për to.
Kështu, për termin “porn”, nga viti 2013 (kur ky shërbim është funksional për Kosovën), volum më të madh kërkimi ka pasur në Shtërpcë, pasuar nga Peja, Istogu, Malisheva, Gjakova e Rahoveci.
Nëse marrim vetëm vitin 2013, ky term është kërkuar më së shumti në Pejë, pastaj në Prizren, Ferizaj, Gjakovë e Mitrovicë.
Edhe në vitin 2014, “udhëheq Peja”, ndiqet nga Mitrovica e Malisheva, transmeton lajmi.net.
Sa i përket këtij viti (2015), deri më tani, Shtërpca “e ka kaluar” Pejën me kërkime për Pornografi në Google, duke lënë pas Mitrovicën.
E, sa i përket termave më të kërkuar, janë ato të tipit “free porn”, “hd porn”, “mom porn” etj.
Kurse, për termin Gay, sipas statistikave zyrtare nga Google, qyteti me volumin më të madh të kërkimeve është Gjakova, pasuar nga Peja e Ferizaji.