Agjencia çeke e kundër-zbulimit thotë se ka një kërcënim potencial për sulme nga radikalët islamikë në territorin e Çekisë.
Agjencia, e njohur si BIS, në raportin e saj vjetor, të publikuar të enjten, tha se kërcënimet e tilla vijnë nga militantët e lidhur me grupin Shteti Islamik dhe gjithashtu nga Fronti Al-Nusra në Siri.
Paralajmërimi vjen pas një vale të sulmeve në Evropën Perëndimore.
BIS thotë se bazuar në informacionet të saj, shtatë myslimanë që ishin në Republikën Çeke për një periudhë të paspecifikuar, u larguan në vitin 2015 me qëllim të bashkimit me grupet ekstremiste në Siri, posaçërisht me lëvizjen e Shtetit Islamik.
Agjencia thotë se kthimi i tyre në vend mund të shkaktojë “kërcënime serioze të sigurisë”. Ajo thotë se gjetjet janë ndarë me autoritetet brenda në vend dhe jashtë./rel/