“Në botën reale qëndron me hajdutë e banditë”, Berisha ironizon videon e Ramës me Ismail Qemalin

E publikuar: 05/01/2025 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PD, Sali Berisha ka ironizuar videon e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama krah Ismail Qemalit të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

“Në botën reale ai shoqërohet me hajdutë, banditë dhe trafikantë. Ata, ai i ka futur në qeveri, i ka futur në parlament në postet më të larta. Të tjerëve u jep lejet e kullave, i shpall investitorë strategjikë”, tha Sali Berisha.