Në Bosnjë ngrihen flamujt e ISIS-it

20.03.2015 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Në Bosnjë ngrihen flamujt e ISIS-it

Provokimi është rregullisht i suksesshëm: shumë shpesh në vendin e vogël Gornja Maoça në verilindje të Bosnje-Hercegovinës ngrihen flamujt e të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS). Flamujt vendosen mbi shtëpi të ndryshme. Bëhen fotografi dhe u dërgohen gazetarëve. Shumë shpejt nga Sarajeva niset njësia antiterror SIPA (State Investigation and Protection Agency), por deri sa mbërrin atje, flamujt janë hequr.

Autoritetet nuk janë në zë të mirë në këtë rajon. Por në rastin e islamistëve radikalë nuk mund të kritikohen se nuk po veprojnë. Pas vitit 2011 kur 23-vjeçari Mevlid Jashareviq me një kallashnikov donte të futej në ambasadën amerikane në Sarajevë, u shkaktua një alarm dhe bastisje të mëdha në Sarajevë.

Ndërsa kundër terroristëve që udhëtojnë në vendet e tjera në qershor është miratuar një ligj, i cili ndalon shkuarjen e qytetarëve të këtij vendi në vendet e tjera. Luftëtarët e xhihadit, apo ata të cilët i nxisin të tjerët që të shkojnë në këtë luftë, mund të dënohen deri me 10 vjet heqje lirie.

Me rastin e Jashareviqit në këtë vend u dëgjua për herë të parë se ai vjen nga fshati i vogël Gornja Maoça. Edhe dukja e tij e vehabistit flet për përkatësinë e tij në këto grupe. Vehabistët ndonjëherë quhen atje edhe salafistë, ndonëse në disa pika dallojnë. Sidoqoftë, ata bëjnë propagandë për domosdoshmërinë e fesë islame për “back to the roots”, pra kthimin në jetën si në kohën e profetit, me të gjitha dogmat dhe rregullat.

Por botëkuptimi i fesë islame në këtë vend është krejt tjetër nga koha e para disa shekujve, pohon Enes Kariq, profesor në Fakultetin e shkencave islame në Sarajevë.

“Në vitin 1456 ka filluar sundimi i Perandorisë Osmane në Bosnje – Hercegovinë dhe procesi i islamizimit të popullatës në këtë vend. Ky proces ka zgjatur në mënyrë sukcesive më shumë se 160 vjet”, shpjegon Kariq. “Është e mundur të ketë pasur edhe kalime të shumta nga feja në fe, por shumica e banorëve të këtij vendi e kanë pranuar fenë islame”, shpjegon ai.

Myslimanët në atë kohë kanë paguar më pak tatime për Perandorinë Osmane, për dallim prej të tjerëve. Ata kanë pasur edhe pozita të larta në shtet dhe prona. Feja islame u zhvillua si një mësim urban – nga qytetet në fshatra, ndërsa interpretimet kryesore të fesë vinin nga medresetë. Feja islame në Bosnje-Hercegovinë ka mbështetur gjithmonë shkëmbimin me fetë e tjera, atë katolike dhe ortodokse.

Më së voni që nga viti 1878, pas vendimeve të Kongresit të Berlinit, myslimanët e Bosnje – Hercegovinës jetojnë me bindjen e një shteti sekularist. Një shoqëri pra ku vlejnë parimet kryesore tokësore. Për fenë ka pasur gjithmonë vend, por ajo nuk e ka pasur rolin primar në jetën e përditshme.

Fakti që pavarësisht këtyre traditave u ngritën grupe me botëkuptime radikale të fesë, si vehabistët nga Gornja Maoça, ndërlidhet edhe me kohën e luftës 1992-1995. Në atë kohë vende të ndryshme me shumicën e popullsisë së fesë myslimane kanë dërguar luftëtarë në Bosnje – Hercegovinë për të luftuar në emër të fesë.

Vlerësohet se gjatë luftës kanë qenë 2000 luftëtarë të tillë. Pas luftës një pjesë prej tyre ka mbetur në vend. Ata kanë marrë pasaporta të Bosnje – Hercegovinës dhe janë futur në sferat me influencë, në fondacionet saudite në Bosnje – Hercegovinë. Përmes tyre janë investuar edhe shumë para për ndërtimin e xhamive dhe përhapjen e vahabizmit. Nga radhët e tyre kanë dalë edhe deri në 160 luftëtarë nga ky vend të cilët kanë shkuar për të luftuar për të ashtuquajturin Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Në xhamitë vendase ekstremistët hasin në rezistencë. Por ka dy faktorë, që i shkojnë në favor kësaj fushe fetare, pohon Dennis Gratz, kryetar i social-liberalëve “Nasha stranka“. Nga njëra anë është varfëria dhe gjenda e rëndë ekonomike dhe tjetra, disa politikanë të afërt me presidentin turk Reccep Tayip Erdogan.

Erdogani llogaritet si një mbështetës i orientimeve neo-osmane në politikën e jashtme turke dhe ndjek fenë konsrvatore islame. 37-vjeçari Gratz, i cili ka shkuar në shkolla në Gjermani dhe ka mbrojtur doktoraturën në Institutin e Hamburgut për Studime Paqësore dhe Siguri, thotë:”edhe unë praktikoj fenë islame, por ne në Bosnje – Hercegovinë jetojmë një fe që ka një traditë të vetën. Sekularizmi dhe laicizmi janë të vetëkuptueshme dhe nuk kontestohen fare nga shumica”.

Në një studim për “U.S. Military Academy” në West Point, analisti Steven Oluiq përshkruan këtë dilemë. “Aftësia e Bosnje – Hercegovinës që t’i rezistojë ekstremistëve dhe radikalëve varet në masë të madhe edhe nga angazhimi i Perëndimit në këtë rajon. Por edhe nga fakti që boshnjakët e moderuar (myslimanët boshnjakë) të përballen me fenë dhe ideologjinë radikale islame. Shumica në Bosnje – Hercegovinës e refuzon interpretimin radikal të fesë. Por duhet të vazhdojë mbështetja e Perëndimit”, shkruan ai. /DW/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsimi cilësor

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Osmani: Rugovizmi jeton dhe mbetet udhërrëfyes për Kosovën

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Kryeqyteti me platformë të re “mbeturinat.com” – Qytetarëve u largohen mbeturinat vëllimore falas

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Starmer thotë se marrëveshja me Iranin duhet të përfshijë lundrim “të pakufizuar” përmes Hormuzit

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Haradinaj në Kuvendin e AAK-së: Besojmë tek Ardian Gjini, Aleanca vazhdon rrugëtimin

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

Irani thotë se marrëveshja e paqes me SHBA-në s’është aspak afër

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

AAK mban nesër mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, përmbyllet procesi i brendshëm zgjedhor

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’

Pas Llapit në Skenderaj, Istog, Pejë e Lipjan, Osmani dhe Abdixhiku vazhdojnë me ‘Hajde folim’

Hoxha takon Sorensenin: Dialogu, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Hoxha takon Sorensenin: Dialogu, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

SHBA: Presim që plani i Qeverisë për Xhandarmërinë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes

SHBA: Presim që plani i Qeverisë për Xhandarmërinë të jetë në përputhje me zotimet për ruajtjen e paqes

Ahmet Isufi: Shpërndarja e buxhetit në prag zgjedhjesh, përpjekje për blerje të votës

Ahmet Isufi: Shpërndarja e buxhetit në prag zgjedhjesh, përpjekje për blerje të votës

Kusari-Lila: Është absurde që partitë me më pak mbështetje të kenë kërkesa të barabarta me partinë fituese

Kusari-Lila: Është absurde që partitë me më pak mbështetje të kenë kërkesa të barabarta me partinë fituese

Mot i paqëndrueshëm sot

Mot i paqëndrueshëm sot

DASH i përgjigjet Kongresit për Ballkanin: Rajon kyç për sigurinë dhe interesat e SHBA – çfarë thuhet për Kosovën

DASH i përgjigjet Kongresit për Ballkanin: Rajon kyç për sigurinë dhe interesat e SHBA – çfarë thuhet për Kosovën

“402 milionë euro për 5 vjet’’, Hoxha thotë se me paratë e ndara nga qeveria mund të ndërtohej spital, autostradë

“402 milionë euro për 5 vjet’’, Hoxha thotë se me paratë e ndara nga qeveria mund të ndërtohej spital, autostradë