Në BDI thonë se e kanë fituar Gostivarin në raundin e parë, Kërçova e Struga në balotazh

E publikuar: 19/10/2025 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi ka shpallur fitoren pa balotazh edhe në komunën e Gostivarit, ndërkohë bëri të ditur se në Kërçovë dhe Strugë shkojnë në balotazh.

“Shpallim rezultatin edhe në tri komuna të tjera. Në komunën e Gostivarit pa balotazh, që në raundin e parë me një diferencë të thellë 6 me 1. Që sonte, kryetar i ardhëm i komunë së Gostivarit është kandidati i AKI-së, Valbon Limani. Në dy komuna të tjera, të Kërçovës dhe Strugës kandidatët tanë shkojnë në balotazh”, tha Arbër.