Në bankë ka vetëm 500 mijë euro, borxhet e Boris Beckerit arrin shifrat prej 61 milionë eurove

E publikuar: 07/10/2017 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kampioni i botës në tenis, Boris Becker është në telashe të mëdha financiare.

Raportohet se gjermani ka një borxh që kap shifrën e 61 milionë eurove, të cilën ia kanë kërkuar 14 kreditorë.

Kështu së paku shkruan gazeta e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e cila zbulon se borxhin më të madh ia ka kreditorit zviceran, Hans-Dieter Cleven.

Në fakt, këtij të fundi fituesi i gjashtë “Grand Slam” në karrierë i detyrohet rreth 37 milionë euro.

Ndërsa pjesa tjetër e borxhit është marrë në banka të ndryshme, apo edhe personave të ndryshëm, që kanë hedhur në gjyq ish-tenistin.

Tenisti ka fituar dy herë turneun prestigjioz Wimbledon – 1985 dhe 1989

Becker thuhet se në bankat gjermane ka një shumë prej 500 mijë eurove, e cila është e pamjaftueshme për të larë borxhet.

Ndryshe, 49-vjeçari gjatë karrierës ka fituar rreth 25 milionë dollarë ndërsa ka edhe një vilë në Mallorca dhe dy apartamente në vendlindje, Leimen.

Theksojmë se Becker aktualisht është analistë i tenisit në televizionin publik britanik BBC. /Telegrafi/