Në Arktik gjenden gjene që ndërlidhen me bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve

E publikuar: 28/01/2019 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjenet ishin gjetur për herë të parë në një pacient të shtrirë në një spital të Indisë në vitin 2007 dhe më vonë në ujërat sipërfaqësore në Delhi në vitin 2010, të cilat mund të jenë bartur aty përmes ujërave të zeza. Tash është vërtetuar prania e këtyre gjeneve edhe në rajonin e Arktikut. Lajmin e ka bërë të ditur revista “Environment International”.

Besohet se ato mund të jenë bartur atje përmes zogjve ose vizitorëve, por dihet që ndikimi njerëzor në këtë zonë është minimal. Megjithatë, në këtë vend nuk është vërtetuar prania e baktereve rezistuese. Këto gjene mund të ndikojnë në rezistencën e baktereve ndaj antibiotikëve “carbapenems”, të cilët janë pjesë e trajtimeve më të reja të sëmundjeve njerëzore.

Shefi i sektorit të shëndetësisë në Angli, Dame Sally Davies, ka thënë se rezistenca ndaj antibiotikëve është kërcënim për një apokalips botëror. Për më tepër, sekretari për shëndetësi, Matt Hancock, ka deklaruar se ky rrezik është më i madh se rreziku i ndryshimeve klimatike, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.