Ngrohja globale ka bërë që në pikën më veriore të Antarktikut të matet temperatura e këndshme prej 17,5 gradë Celsius.
Antarktiku po ngrohet vazhdimisht, mesatarisht 2,8 gradë Celzius në pesëdhjetë vitet e fundit.
Temperaturë rekorde e lartë është matur të martën që shkoi, deri sa të hënën e kaluar ka qenë 17,4 gradë. Para kësaj, temperatura më e lartë është matur më 24 prill të vitit 1961 – 17,1 gradë Celsius.
Studimi më i ri ka treguar edhe se Antarktiku humbas rreth 310 kilometra kub akull çdo vit, gjë që mund të shkaktojë ngritje të rrezikshme të nivelit të detit. – InfoGlobi