Në aksidentin në afërsi të Sllatinës ka vdekur një grua rreth 50 vjeç, një grua tjetër me lëndime të rënda pritet të operohet

E publikuar: 30/08/2024 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua rreth 50 vjeç ka humbur jetën sonte në vetaksidentin në afërsi të Sllatinës, aty ku vetura u rrokullis me pesë persona brenda. Një tjetër grua ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta pritet të hyjë në operacion, ka konfirmuar për Gazetën Express mjekja kujdestare në Emergjencën e ShSKUK-së, Dafina Rushiti.

Vetura që nuk dihet akoma se nga kush drejtohej, humbi kontrollin duke shkaktuar një vdekje dhe lëndimin e personave brenda saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha për express se autoritetet dolën në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.

Në vendin e ngjarjes dolën disavetura të policisë dhe për disa orë në atë zonë u vështirësua qarkullimi i automjeteve.