Në aeroplanë ekzistojnë hapësira për stafin për të cilat pak njerëz dinë se ekzistojnë. Në këto hapësira flenë dhe pushon stafi që marrin rrugë të gjata, ndërsa për t’u futur në këto hapësira duhet të ngjiten përmes shkallëve të fshehta.
Shumica e aeroplanëve Boeing 777 dhe 787 posedojnë këto hapësira që janë të fshehura kryesisht pas kabinës së pilotit, mbi karriget e klasit të parë, transmeton Telegrafi.
Shkallët që qojnë te kjo hapësirë për pushim janë të fshehura prapa dyerve që janë afër kabinës së pilotit, të cilat për t’i hapur nevojitet një çelës special.
Në aeroplanët amerikanë Boeing 773, në këto hapësira hyhet përmes një dere të fshehtë që në shikim të parë duket si hapësirë e dedikuar për bagazh. Këto dhoma për pushim janë pa dritare me shtatë dhe tetë shtretër.
Në aeroplanët Boeing 777 hapësira për fjetje e dedikuar për pilotët gjendet mbi kokën e tyre, dhe ka dy shtretër dhe dy karrige, hapësirë e mjaftueshme për një dollap dhe një tualet. /Telegrafi/