Serie A ka njoftuar për ndryshimet e orarit për ndeshjet Genoa-Milan dhe Juventus-Chievo që zhvillohen më 20 janar.
Milani udhëton te Genoa dhe zyrtarisht ndeshja zhvillohet në ora 15:00 dhe jo në orën 21:00 siç ishte paralajmëruar.
Ndërsa sa i përket ndeshjes së Juventusit ndaj Chievos, ajo do të zhvillohet më vonë nga ora 20:30 e jo në ora 19:00.
Pamje nga ndeshja Chievo – Juventus. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Ndryshimet u bën nga Observatori i Ngjarjeve Sportive nga Ministria e Brendshëm për arsye të ‘rendit publik’.
Salvini kishte bërë thirrje që ndeshja në ‘Marassi’ të luhej ‘gjatë ditës’ për shkak të rivalitetit ‘historik’ mes dy tifozëve.
Milan – Genoa . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Italia po e vuan tash e disa javë dhunën në stadiume dhe jashtë sajë.
Në ndeshjen e fundit Inter – Napoli një tifoz mbeti i vdekur. /Telegrafi/


















