Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2017″.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në muajin shtator 2017″, krahasuar me muajin gusht 2017″.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (0.9%); perime (5.5%); gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te disa nëngrupe të COICOP-it, me një ndikim të përbashkët prej (-0.3%) në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në muajin shtator 2017″ me muajin shtator 2016 ishte 1.7%.
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.7% në muajin shtator 2017″, krahasuar me muajin shtator 2016. Kjo kryesisht është shpjeguar me disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it.
Ngritje e çmimeve të konsumit vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (1.0%); mish (1.1%); vajra dhe yndyra (3.5%); pemë (6.0%); sheqer dhe ëmbëlsira (4.5%); kafe, çaj dhe kakao (9.5%); duhan (7.4%); këpucë (4.0%); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (17.1%)-(ngritje e çmimit të energjisë elektrike në muajin shtator 2017″ për 27.6%, krahasuar me tarifat verore të muajt shtator të vitit 2016); përdorim i pajisjeve për transportin personal (3.1%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.1% në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.4%); blerje e automjeteve (-1.7%); pajisje telefonike dhe të telefaksit
(-8.4%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-6.5%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.4%) në IHÇK.
Shpjegim për shfrytëzuesit e të dhënave
Zbatimi i tarifave të reja me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 prilli i vitit 2017″ të aprovuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të Republikës së Kosovës, të datës 31 mars 2017″, është shkaku i ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike në çdo muaj, të kalkulur nga Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KES/CO).