Ndryshimi i strategjisë për investime vlerësohet si hap i duhur për Kosovën (Video)

E publikuar: 16/08/2015 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndryshojë qasjen për thithjen e investimeve të huaja. Paralajmërimi është bërë nga vet kryeministri Isa Mustafa. Nëse kjo do të ndodhë, deri në fund të vitit qeveria e Kosovës do të hyjë drejtpërdrejt në negociata me investitorët.

Kryeministri Isa Mustafa, pati deklaruar se kjo do të bëhet me miratimin e Ligjit për Investime Strategjike.

Kjo do të bënte që të minimizoheshin problemet e procedurave të stërzgjatura.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit, thonë se qeveria është dashur edhe më herët ta ketë një ligj të tillë.

Kronika e plotë e RTK’së: