Lajmet

Ndryshimi i Ligjit për Specialen në Qeveri, Tahiri: Haxhiu u zotua që do të flasë me Kurtin për ta përshpejtuar procesin

25.09.2026 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndryshimi i Ligjit për Specialen në Qeveri, Tahiri: Haxhiu u zotua që do të flasë me Kurtin për ta përshpejtuar procesin

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të veprojnë dhe të koordinohen lidhur me situatën pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke bërë të ditur se të hënën Kuvendi do të miratojë një deklaratë të përbashkët. Ai ka thënë se qytetarët kanë të drejtë t’u kërkojnë Kuvendit dhe Qeverisë veprime institucionale, ndërsa ka kërkuar që institucionet të unifikohen për t’iu përgjigjur, siç e ka cilësuar ai, padrejtësisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

“Qytetarët me plot të drejtë kanë kërkesë të drejtuar nga Kuvendi dhe nga Qeveria. Veproni, koordinonu, organizonu, unifikohuni, dhe ky lloj padrejtësie historike ndaj kombit shqiptar dhe shtetit të Kosovës përgjigjuni në mënyrë institucionale përmes mjeteve dhe formave të duhura. Andaj, e isha këtu që të alarmoj situatën, ta kthej fokusin tek situata emergjente, tek kjo padrejtësi, dhe me shumë korrektësi, me shumë respekt, në emër të Partisë Demokratike të Kosovës, edhe Kryesisë së Kuvendit, i kërkova që fillimisht edhe pse shumë e vonuar, Kuvendi i Republikës së Kosovës ta ketë një deklaratë të përbashkët dhe u dakorduan që ta kemi një deklaratë të përbashkët në seancën që do të bëhet ditën e hënë”, tha ai.

Tahiri ka theksuar se, përtej deklaratës së përbashkët, rëndësi më të madhe ka nisma ligjore e dorëzuar nga PDK-ja, e cila tashmë është përcjellë nga Kuvendi në Qeveri.

“Po më e rëndësishme se sa deklarata është projektligji, nisma ligjore, të cilën ne tashmë veç e kemi bërë, kemi dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, dhe prej Kuvendit të Kosovës nisma ka shkuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Andej, tash, presioni e kërkesa e të gjithëve duhet të jetë te Qeveria e Republikës së Kosovës. Unë këtë kërkesë dhe këtë presion e bëj edhe sot, në mbledhjen e Kryesisë. Kryetarja Haxhiu u zotua që personalisht do të angazhohet të diskutoj me kryeministrin Albin Kurti që kjo të bëhet”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës