Ndryshimi drastik i motit nga nesër

E publikuar: 19/09/2017 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga nesër nuk do të përballemi me vapë e temperature të larta, mirëpo moti do të shoqërohet me reshje shiu dhe do jetë më freskët.

Moti në vendin tonë sot do të mbajë kryesisht i kthjellët dhe me diell, me temperaturën minimale 11 gradë celsius dhe maksimalen 27.

Ndërsa, nga dita e nesërme e tutje do të shoqërohen me reshje shiu të intenzitetit mesatar.

Kjo gjendje e motit e parashikuar do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave maksimale për disa gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-28gradë Celsius.Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 12m/s