Autoritetet në Rusi nuk po i japin dot përgjigje se, përse është shndërruar në ngjyrë të kuqe një lum, i cili shtrihet në afërsi të kompleksit industrial “Norilsk Nikel” pranë Arktikut, fenomen ky i pazakontë.
Fotografitë kanë pushtuar menjëherë rrjetet sociale. Për gazetën e përditshme “Rosiskaja”, ngjyra e çuditshme e lumit ka ardhur pasi në të ndodhet një tubacion, që shkarkon bakrin dhe nikelin e kompleksit industrial që ndodhet në zonë.
Por, zyrtarët e kompanisë thanë se nuk janë në dijeni se fabrika e tyre ndot lumin dhe se mbetjet e saj shkarkohen në lum. Miliarderi Vladimir Potanin është president i fabrikës së nikelit dhe njëkohësisht prodhuesi më i madh në botë i tij.
/TCH/