Tashmë e dini se gjatë shtatzënisë trupi fiton peshë dhe ka disa shenja të ndryshme, por një grafikë e re tregon saktësisht se si shtatzënia ndikon në tërë trupin.
Është e njohur se, për arsye të ndryshme, shtatzënia është një ndryshim total në jetën e një gruaje. Por, shtatzënia përveç që ndryshon trupin ajo edhe mund ta dëmtojë atë.
Një grua mesatare shton rreth 16kg, dhe shumica prej tyre ankohen se gjinjtë u mbesin ‘të lëshuar’ dhe këmbët e fryra. Përveç këtyre, ka disa ndryshime tjera pak të njohura që nënat shtatzëna duhet t’i dinë.
Tani, në një grafikë të re, të krijuar nga faqja e informacioneve shëndetësore Healthline dhe e përpunuar nga Lajmi.net., ju do të mund të shihni se si shtatzënia e ndryshon trupin e gruas gjatë nëntë muajve. (Lajmi)