Aksionet e Facebook ranë me 4% ditën e Premte menjëherë pasi ekzekutivi i kompanisë prezantoi objektivat e reja të rrjetit social në mënyrën angazhimit të përdoruesve.
Zuckerberg tha se rrjeti social më i madh në botë do të ndryshonte faqen kryesore me të cilin përdoruesit ballafaqohen sapo qasen në rrjetin social, News Feed, për të favorizuar postimet e miqve dhe familjes.
Kështu, Facebook pritet të reduktojë ndjeshëm përmbajtjet e pa sponsorizuara të publikuesve dhe markave.
Kjo bëri që vlera e aksioneve të Facebook të binte me 8.29 dollarë, dhe është rënia më e lartë që nga Shtatori. Kjo rënie mendohet ti ketë kushtuar Facebook plot 23 miliard dollarë në vlerë tregu.
Lajmi i Zuckerberg vjen pas një lumi kritikash për mënyrën sesi algoritmet e kompanisë kanë funksionuar gjer më sot të cilat jo radhë herë kanë sjellë në vëmendje e përdoruesve lajme të rreme.
Facebook thotë se ndryshimet e reja do të dëmtojnë përmbajtjet e pa reklamuara si lajmet dhe videot virale por jo kohështrirjen e postimeve për të cilat është paguar.
Kjo nuk do tu lërë bizneseve mundësi tjetër veç reklamimit me pagesë dhe si rezulatat çmimet për reklamimin do të rriten më tej.
Ajo që do të preken më së shumti janë publikuesit dhe kompanitë mediatike. /PCWorld Albanian