Ndriqohet me të kuqe ndërtesa e Qeverisë, në nder të 111 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

E publikuar: 28/11/2023 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme, për nder të festave të nëntorit dhe 111 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë janë mbajtur disa aktivitete kulturore e artistike, si dhe janë bërë vizita në shtëpitë e figurave të shquara të Shqipërisë së Madhe, ndër to, edhe në Prezakin legjendar të Adem Jasharit.

Gjithashtu, për nder të 111 vjetorit të shtetit shqiptar, ndërtesa e Qeverisë është ndriçuar me të kuqe.

Sonte Filarmonia e Kosovës mban “Koncertin me klasikët shqiptar”, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:00.