Tre persona të maskuar grabitën argjendarinë në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz. Sipas informacioneve të para të policisë, ata ishin të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari.
Më pas, ata janë larguar me një automjet tip “BMW”. Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor, me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje./abcnews.al