Televizioni në Shqipëri, Top Channel, ka nisur transmetimin e serialit të prodhuar në Kosovë të titulluar ‘Rrushe’, raporton Gazeta Sinjali.
E pazakonta qëndron te titrat me përkthim poshtë ekranit, ani pse aktorët flasin shqip.
Kjo tregon paragjykimin për varietetet dialektore të shqipes dhe ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Shumë nga komentuesit konsiderojnë se ky është një veprim i turpshëm i televizionit shqiptar.