Ndodh edhe kjo, përgatit pulën në zyrë (Video)

E publikuar: 14/09/2017 01:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e dimë se angazhimet e mëdha në punë e shtëpi, shpesh na lodhin dhe na pamundësojmë të përgatisim diçka të shijshme.

Por, një grua nga Japonia e njohur si zonja Yeah ka arritur të thyej tabutë, duke sjellë në zyre një pulë të gjallë të cilën e përgatit në ambiente të punës me mëlmesa dhe perime të ndryshme.

Që nga publikimi i videos së saj ka marrë miliona klikime e pëlqime, por ajo është rikthyer në fokus, pasi shumë njerëz mendojnë se ideja e saj ishte e qëlluar, dhe së një gjë të tillë mund ta bëjnë shumë gra të cilat nuk kanë kohë.

Yeah ishte bërë e famshme në fillim të vitit, kur vendosi t’i shpërndajë disa video ku shihet duke përgatitur pulën në zyrë, derisa koleget e tjera prisnin me padurim që të shijojnë specialitetin e saj. /Telegrafi/