Kasapët francezë kanë kërkuar mbrojtjen e policisë dhe ministrit të Brendshëm, Gerard Colomba.
Një ndihmë të tillë ata e kanë kërkuar pasi janë të sulmuar nga dhuna e grupeve vegane, që kundërshtojnë konsumin e mishit dhe mbarështimit të gjedhëve.
“Ne jemi duke llogaritur në shërbimet tuaja dhe mbështetjen e të gjithë qeverisë për të ndaluar dhunën fizike, verbale dhe morale ndaj kasapëve sa më shpejtë që të jetë e mundur”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Presidenti i Konfederatës Franceze të Kasapëve, Jean-Francois Gijar.