Dua Lipa së fundmi në Instagramin e saj publikoi disa foto nga fëmijëria.
Një kollazh fotosh i bëri bashkë me rastin e ditëlindjes së kushërirës së saj të cilën e ka edhe mike, shkruan lajmi.net
Mes fotografive gjendej një video e cila zbulonte tatuazhin që Dua e kishte në shpinë dhe për këtë arsye pranoi një kritikë nga dikush prej fansave.
”Fëmijët e vegjël nuk duhet të bëjnë tatuazhe”, ishte komenti i saj ndërsa këngëtarja i është kthyer fanses duke i treguar se në fakt tatuazhi është i bërë thjesht me këna.