Këtë fundjavë ai ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet në jug të Shqipërisë. Krahas fotos ka rënë në sy komenti i një prej ndjekësve të tij i cili ka shkruar:
“Të paska dalë një gungë mbrapa si bugzyt”. Por Noizy nuk ka hezituar t’I kthejë përgjigje se ajo gungë është pasojë e një aksidenti që ai ka patur në 2014: “ Është nga aksidenti”.
Reperi është aksidentuar në nëntor të vitit 2014 në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin që Noizy po tentonte të parakalonte një makinë tjetër humbi kontrollin dhe doli nga rruga dhe për këtë arsye ai ka marrë asokohe disa dëmtime në trup./Gazeta Express/



















