Ndikimi rus në Ballkan

13.02.2016 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ndikimi rus në Ballkan

Vëzhguesit thonë se propaganda, organizatat dhe shoqatat kulturore ruse kanë shtuar praninë në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri dhe Maqedoni. Pjesa më e madhe e vendeve kanë aspirata integrimi perëndimor, por ndikimi rus në rajon po shtohet përmes investimeve të Rusisë në miniera, hotele, fabrika dhe në media.

Një këngë e re, mjaft e suksesshme i kërkon presidentit rus Vladimir Putin të vijë në Maqedoni dhe ta shpëtojë vendin nga BE, NATO dhe Shtetet e Bashkuara. Kënga mori shumë popullaritet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe luhet shpesh në radio dhe median sociale.

Rusia dhe Perëndimi kanë synime krejt të ndryshme lidhur me Ballkanin, thotë Janusz Bugajski i Qendrës për Politika dhe Analiza Evropiane në Uashington:

“Udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s do të donin të shihnin anëtarësimin e secilit vend në këto organizata, sapo të përmbushin standardet, Rusia ka synimin e kundërt, do t’i mbajë këto vende jashtë NATO-s dhe BE”, thotë Bugajski, raporton Zëri i Amerikës.

Analisti thotë se edhe nëse Rusia nuk mund t’i integrojë këto vende ballkanike në organizata të kontrolluara nga Moska, si Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ajo do që ato të qëndrojnë neutrale dhe të mos lejojë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së.

Ish-zyrtari i Departamentit të Shtetit, Paul Goble, është i të njëjtit mendim. Ai thotë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it se Moska po bën ç’të mundet për të ndryshuar opinionin në Ballkan.

“Por mendoj se përpjekjet e Moskës për të ndryshuar kahen themelore të popujve të Ballkanit deri tani kanë dështuar. Nuk jam aq i shqetësuar sa janë disa të tjerë”, thotë ai.

Goble thotë se kriza e refugjatëve po vonon përpjekjet e Ballkanit për integrim dhe shton se Evropa ka kaq shumë probleme të vetat për momentin, sa që nuk e ka të lehtë të integrojë anëtarë të rinj:

“Janë hedhur ide se një ndër arsyet për formën dhe përmasat e krizës së refugjatëve në Evropë është se Moska ka bërë sa ka mundur për ta nxitur dyndjen e kësaj vale njerëzish me qëllimin për të dobësuar Evropën që të jetë në pozitë më të fotë për të ndikuar në Ballkan dhe në Evropën Lindore”, shton ai.

Anketat e opinionit publik tregojnë se ndikimi rus po forcohet në Ballkan. Në Serbi një anketë tregon se 72% e popullatës ka pikëpamje pozitive për Rusinë dhe institucionet e saj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen në Samitin e NATO-s, Rutte i tregon Trumpit

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Trumpi urdhëron ndërprerjen e tregtisë me Spanjën

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

“Qeveria apo presidenti?”, Cakolli tregon procedurat për formimin e institucioneve

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

ATK: Faturat dhe transaksionet e realizuara me biznese fiktive apo joaktive nuk njihen për qëllime tatimore

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre

Gjini dhe Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit, Berisha dhe Ramadani në vend të tyre