Ndihmat e kosovarëve drejt Shqipërisë – ambasada jep informacione

E publikuar: 27/11/2019 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka dhënë informacione për të gjithë shoqatat, individët apo çdo ent juridik në Republikën e Kosovës, që kanë dëshirë të dërgojnë në Republikën e Shqipërisë ndihma humanitare, për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit të së martës.

Më poshtë gjeni udhëzimet që duhet ndjekur:

Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.
2. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinënatyrore:
Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.
Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së
NIPT J92322004M

Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.

Për çdo informacion shtesë lutem na kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën e emailit [email protected].
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë